Feronikeli është një hap pranë arritjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Nikli ka arritur gjatë mbrëmjes së kaluar të triumfoj 1-0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-kualifikuese të ligës elitare evropiane për klube.


Në këtë formë, drenasit në takimin e radhës do të takohen me skuadrën e Santa Colomas, e cila ndeshja do të luhet më 29 qershor (e shtune).

Në rast të triumfit, atëherë kampionët e Kosovës do të arrijnë fazën kualifikueseve të garës evropiane, ku si kundërshtar do t'i kenë uellsianët e The New Saints (TNS).

Telegrafi më poshtë ka listuar disa prej prapaskenave të ndeshjes së djeshme të zhvilluar në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.

Ndërrimi i topit

65536836 353359235363856 1646024247434280960 n

Pas njëzet minuta të para të kaluara, topi shpërtheu dhe kështu gjyqtari intervenoi duke e ndërruar topin.

Rregullat e reja të futbollit  

1 197

Me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari. Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.

Trajneri i ekipit të Lincolnit - Victor Afonso

zzz 1

Ai ishte i veshur pothuajse si lojtarët duke zgjedhur 'shorce' dhe një fanellë kuqezi. Atij i është tërhequr vërejtja pasi që hynte në fushë për t'i dhënë këshilla lojtarëve

Të gjithë në zhveshtore

65499522 2234780959975475 5018368156628942848 n

64986385 271795986994108 7073785083240382464 n

Trajneri i ekipi kundërshtar ka dërguar të gjithë lojtarët në zhveshtore, duke mos lënë asnjërin që të bëjnë nxehjet e duhura në mes të të pjesëve, ashtu siç veproi Zekirja Ramadani me lojtarët e Feronikelit.

Kërkim falja

rrr 1

Kapiteni i ekipit të Lincolnit, Roy Chipolina në një rast u kërkoi falje një nga një disa prej lojtarëve të ekipit tonë pasi që nuk respektuan lojën korrekte me rastin e lëndimit të një lojtarit të kampionit të Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app