Pozita në bark është me rëndësi për zhvillimin e bebes dhe duhet filluar sa më herët

Kjo pozitë pengon krijimin e rrafshët të pjesës së pasme të kokës dhe përgatit beben për kthesa, siç janë rrotullimi dhe zvarritja
Koha të cilën bebja e kalon në këtë pozitë i ndihmon asaj të forcojë muskujt e qafës, kokës dhe supeve, mirëpo zhvillon edhe shkathtësitë motorike. Gjithashtu asaj i lehtësohen problemet e tretjes, mirëpo edhe i ekspozohet ambientit tjetër, transmeton Telegrafi.
Kur bebja duhet të fillohet të vendoset në bark?
Edhe pse nuk ekziston kohë e caktuar saktësisht kur bebja duhet të fillojë ta kalojë kohën në pozitën në bark, Shoqata Amerikane e Pediatërve u rekomandon prindërve që këtë të fillojnë ta bëjnë herët.
Mos u befasoni nëse bebja nuk do të jetë e kënaqur me këtë pozitë të re dhe fillon të kundërshtoj.
“Bebeve zakonisht nuk u pëlqen dhe u vjen mërzi. Herën e parë mund të qëndrojnë në bark vetëm disa minuta para se të fillojë të qajë. Duhet të mësohen me pozitën e re. Duhet të filloni me kohë më të vogël”, thotë pediatri Michael McKenna për The Bumb.
Kur është fjala për beben e sapolindur do të duhej ta vendosni në bark dy deri në tri herë në ditë nga disa minuta. Ideale do të ishte pas ndërrimit të pelenave apo pas kohës për lojë.
“Mund të merrni pauzë nëse bebes nuk i pëlqen” , shpjegon pediatri Ashanti Woods. Ashtu siç rritet bebja po ashtu rritet edhe koha të cilën e kalon në pozitën në bark.
Bebja e cila i ka tre, katër muaj mund t’i kalojë 20 deri në 30 minuta në ditë në atë pozitë. Kjo mund të praktikohet derisa bebja të arrijë në fazën që vetë të dijë të rrotullohet, gjë që shumica e bebeve e arrijnë kur i mbushin rreth gjashtë muaj.
Në çka është me rëndësi të kihet kujdes?
Duhet përgatitur vendin e butë dhe të sigurt për beben. Nëse bebja nuk është e interesuar, vendoseni kokën para kokës së saj.
“Shtrihuni poshtë me beben tuaj, zhvendosjani duart, le t’i ndiejë gjërat e reja mirëpo nën të vendosni mbulesa ngjyrash të ndryshme – diçka që do të jetë interesante për beben”, thotë McKenna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Sa lindje me operacion mund të ketë një grua?

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026
Bella Hadid pozon me bikini të vogla të bardha teksa u jep fansave një vështrim në botën e saj përmes fotografive
10 më të bukurat: Nga të gjithë parametrat estetikë, ato janë femra me tipare të përsosura të fytyrës!

Ja si duket në të vërtetë një prerje cezariane: Çdo detaj regjistrohet, nga prerja e parë deri te qepja e fundit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore