Drejtori ekzekutivi i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka bërë me dije se pozita dhe opozita kanë vullnet për dialog rreth çështjeve të rëndësishme për vendin.
Rashiti, i cili që një vit është duke e ndërmjetësuar dialogun politik mes palëve, ka thënë se pozita dhe opozita i kanë qetësuar raportet mes tyre.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se në këto takime palët i diskutojnë qëndrimet e njëra-tjetrës.
Sipas Rashitit, sforcimi i qëndrimeve të subjekteve politike rreth demarkacionit ka ndikuar që të mos ketë kompromis rreth kësaj çështje.
“Ajo që mund të them unë, është se takimet e subjekteve politike, të cilat në fillim kanë qenë shumë të vështira, duke na marrë kohë për t’i bindur palët që të ulen në tryezë, kanë ndikuar në relaksimin e marrëdhënieve mes palëve. Në këto takime janë diskutuar lirshëm të gjitha temat e vështira dhe të lehta, pozicionet dhe qëndrimet e palëve. Pra, ka pasur më shumë mirëkuptim për qëndrimet e njëra-tjetrës”, ka thënë Rashiti.
Ai ka vlerësuar se subjektet politike duhet të ndërtojnë një kulturë bashkërendimi për çështje të rëndësishme për vendin.
“Besoj fuqishëm se subjektet politike duhet të ndërtojnë një mekanizëm, një kulturë bashkërendimi, një frymë bashkërendimi, qeveri-opozitë për çështjet e rëndësishme për vendin, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë. Mësimet që do të nxirren edhe nga praktikat e vendeve të tjera, edhe pavarësisht se kush në të ardhmen është në Qeveri apo opozitë, do të ketë një frymë bashkëpunimi, e cila do të jetë gjysmë e formalizuar apo e formalizuar”, është shprehur ai.
Rashiti ka pranuar se kjo iniciativë ka qenë pak e vonuar. “Nuk besoj se mungon vullneti në kërkim të një marrëveshje jo vetëm për çështjen e demarkacionit, por edhe për çështje të ndryshme. Pra, subjektet politike janë të interesuara të ketë një marrëveshje, por ende nuk ka ardhur çasti kur mund të thuhet se tani jemi drejt një marrëveshje. E rëndësishme është që palët vullnetshëm janë në këtë dialog dhe kanë vullnet për ta vazhduar këtë format të dialogut jo vetëm për çështjen e demarkacionit, por edhe për çështje të tjera më afatgjata”, është shprehur Rashiti.
Ai ka thënë se fatkeqësisht ky format i dialogut ka filluar pak vonë dhe gjërat kanë shkuar pak larg.
“Këtu e kam fjalën për çështjen e demarkacionit. Jam i bindur se ky proces po të fillonte gjashtë muaj më herët do ta gjenim më lehtë zgjidhjen, apo marrëveshjen politike. Tani është bërë pak vështirë, sepse ka pasur konsolidime të qëndrimeve, zhvillime të mëdha rreth çështjes së demarkacionit dhe palët e kanë më të vështirë t’i ndryshojnë qëndrimet apo t’i rishikojnë qëndrimet e tyre në çështjen e demarkacionit”, ka thënë Rashiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë