Dialogu me Serbinë mund të zhvillohet vetëm kur pozita dhe opozita do të hartonin një platformë, e që do të merrte edhe miratimin e Kuvendit.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë-Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsërisë”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se dialogu mund të zhvillohej vetëm kur pozita dhe opozita kosovare do të krijonin platformë, që merr edhe miratimin e Kuvendit.
“Është shumë e këndshme me thanë se po dua me ia bashkua Kosovës, Kosovën Lindore, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin do thotë është një mashtrim që po iu bëhet atyre qytetarëve që janë andej, por edhe këtyre që janë këndej. Por edhe neve kjo se Serbia nuk po të njeh pa atë pjesë jo që t’i do t’ia marrësh edhe atë pjesë dhe të njoh Serbia dhe t’i normalizosh marrëdhëniet me Serbinë, vërtetë kjo është pak fyerje për inteligjencën e njerëzve tanë“, ka shtuar Krasniqi.
Më tutje, ai tha se Kosovës janë duke i kërkuar më shumë sesa që është shkruar në dokumentin e Ahtisarit.
“Mendoj që Kosova në këtë situatë që është presidenti nuk duhet se nuk është çështje e presidentit të bisedohet me Serbinë. Është çështje e Qeverisë se Qeveria i ka të gjitha kuadrot, të gjithë ekspertët, e ka të gjithë dokumentacionin dhe e ka të drejtën të bisedoj…Mendoj se pozicioni i Kosovës në bisedimet që janë zhvilluar këtë vit është mjaftë i pafavorshëm dhe kjo duhet të ndërpritet dhe kjo arrihet vetëm kur arrihet konsensusi nacional dhe formohet dokumenti se çka do të bisedon dhe çka nuk do të bisedoj pala e Kosovës në këto bisedime”, u shpreh ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se dialogu është i nevojshëm, mirëpo temat duhet të jenë të llojit që relaksojnë marrëdhëniet.
“Asnjë iniciativë e cila kapërcen mandatin e paraparë me Kushtetutë nuk mund të jetë me rezultat të mirë. Pse e para se mos respektimi i Kushtetutës e shohim më vonë se a është marrëveshje e mirë apo e keqe pa mandat kushtetues është problem. Shkohet deri në nivel të kryeministrit dhe deri në nivelin e presidentit të vendit është pak problem fundi i fundit, po e marrim edhe si qytetar të lirë cila është esenca e asaj ideje që po marrim dhe po korrigjojmë territore, po marrim pjesë nga vendi tjetër që janë në kuptim të integritetit të tyre dhe nuk po japim kurrgjë”, u shpreh Sejdiu.
Hajredin Kuçi, ish zëvendëskryeministër, tha se uniteti politik është më shumë se kurrë i nevojshëm.
“Tash duhet të kërkojmë garanci bukur të plota të partnerëve tanë ndërkombëtar a do jetë kjo marrëveshja finale, imagjinoni nëse ne e bëjmë një marrëveshje dhe pastaj prapë nuk kalon në Këshill të Sigurimit kur është finalja tjetër dhe ta pranojmë një fakt se çdo dialog i ri ka një qëllim marrëveshjen, çdo marrëveshje e re do të kërkohet konsensus i ri dhe ky konsensus me siguri kërkohet për krejt dokumentet e presidentit Ahtisari. Akterët tanë ndërkombëtar në këtë marrëveshje duhet të jenë palë kur them palë dëshmitare në minimum cila do që të jetë në limitet që përmenda, e dyta duhet të jetë paralele me ndryshimin e rezolutës 1244, dhe nëse ne bëjmë një marrëveshje dhe pastaj nuk ndryshon rezoluta 1244. Nëse është finale duhet me na garantua se është krejt finale”, tha Kuçi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri