LAJMI I FUNDIT:

Poston armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Skënderaj

Poston armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Skënderaj

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte publikuar armën në rrjete sociale, teksa edhe ka sekuestruar mjetin.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar ne polici ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari si dhe tetë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.