U mbajt konferenca e parë rajonale për integrimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet postare, e cila shënoi një hap të madh përpara në përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve të brendshme përmes përdorimit të teknologjisë më të avancuar.
Ky takim, i mbajtur në Prishtinë, bashkoi ekspertë të ndryshëm të industrisë dhe liderë të inovacionit për të diskutuar mbi mundësitë e integrimit të inteligjencës artificiale në shërbimin postar.
Një nga momentet më të rëndësishme të konferencës ishte prezantimi i PostChat, një produkt revolucionar i zhvilluar nga Terra dhe Postman, që ofron shërbim të komunikimit automatizuar 24/7 ekskluzivisht për klientët e Postman.
Ky sistem ka potencialin të ndryshojë mënyrën se si bizneset dhe klientët komunikojnë dhe realizojnë transaksione, duke ofruar një shërbim të menaxhuar nga inteligjenca artificiale që automatizon plotësisht komunikimin.
Albin Rrahmani, CEO i Postman, shpjegoi se PostChat është një platformë inteligjente që integrohet direkt me shërbimet postare për të automatizuar komunikimin.

“Çelësi i suksesit të PostChat-it është se ai është i lidhur ngushtë me shërbimin postar, duke e bërë komunikimin tërësisht të automatizuar. Çdo rrjet komunikues, si Viber, WhatsApp, Instagram, dhe Messenger, janë të integruara në një platformë të vetme që lehtëson proceset dhe përmirëson komunikimin për bizneset,” theksoi Rrahmani.
Për më tepër, siç tha Rrahmani PostChat ofron mundësi të analizave të avancuara, duke përfshirë analiza të stokut dhe financiare, që mund të ndihmojnë bizneset dhe të rrisin efikasitetin.
“Për një muaj nga fillimi i përdorimit të PostChat kemi 30 klientë që e përdorin atë. Minimalisht 30-40 pako janë të shitur çdo ditë, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e punonjësve,” shtoi Rrahmani.
Ai gjithashtu theksoi se feedback-u nga përdoruesit ka qenë jashtëzakonisht pozitiv, duke treguar se ky sistem është pritur mirë nga klientët.
Blerim Gjeladini, themelues i “Terra World”, theksoi se kjo platformë mund të përdoret edhe në industri të tjera, si sektori bankar dhe turizmi.

“PostChat është një zgjidhje unike që mund të ndihmojë në automatizimin e shërbimeve të komunikimit, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve në fusha të ndryshme,” deklaroi Gjeladini.
Ai gjithashtu përmendi se Terra World ka integruar edhe dy platforma të tjera me inteligjencë artificiale, të cilat mbulojnë rezervimin e hoteleve dhe shërbimet turistike, duke përfshirë automatizimin e proceseve të kalendarëve dhe booking-ut.
Një tjetër avantazh i PostChat është mundësia e përdorimit të tij në gjuhën shqipe, duke i mundësuar klientëve të Postman-it të komunikojnë në mënyrë të thjeshtë dhe efikase në çdo kanal social, duke përfshirë Facebook, Instagram, Viber, dhe WhatsApp.
“Robotët tanë janë të trajnuar për të analizuar kërkesat e klientëve dhe për t’u përgjigjur në mënyrë të automatizuar, duke zgjidhur mbi 92 për qind të kërkesave pa nevojën e ndërhyrjes njerëzore,” shtoi Gjeladini.
Pjesëmarrës të tjerë në konferencë, si Arianit Maloku nga Creative Case, pohuan se sistemi i automatizuar i PostChat ka lehtësuar ndjeshëm komunikimin me klientët dhe regjistrimin e porosive.

“Për industrinë tonë, ku ne kemi nevojë të përgatisim produkte të personalizuara për klientët, PostChat ka reduktuar me të paktën 50% kohën e kaluar në komunikimin me klientët dhe regjistrimin e porosive,” tha Maloku, duke shtuar se ky sistem ka kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimeve.
Po ashtu, Daris Hajdini nga DarTech shpjegoi se PostChat ka sjellë një përmirësim të dukshëm në komunikimin me klientët e tij.

“E kam përdorur PostChat që nga faza e testimit dhe kam parë një përmirësim të madh në procesin e komunikimit dhe regjistrimit të porosive. Tani, shumë nga këto procese janë plotësisht automatizuar,” tha Hajdini.
Postman, një kompani që operon në tri shtete të Ballkanit – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën – është e vetmja kompani postare që ofron shërbime ndërkufitare në këtë rajon.
Me integrimin e inteligjencës artificiale si pjesë e shërbimeve të saj, Postman dhe Terra ka hapur rrugën për modernizimin e industrisë postare dhe ka ofruar një model të ri për të ardhmen e shërbimeve ndaj klientëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri