LAJMI I FUNDIT:

Posta ukrainase tallet me nënshkrimin e dekretit të Putinit për aneksimin e territoreve të Ukrainës

Posta ukrainase tallet me nënshkrimin e dekretit të Putinit për aneksimin e territoreve të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë sot në një ngjarje në Kremlin, ku ka nënshkruar dokumentet për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Megjithatë, dokumenti i nënshkruar nga Posta e Ukrainës flet shumë më shumë për atë se çfarë nënkupton lëvizja e Putinit.

Përkatësisht, Posta e Ukrainës ka reaguar pas lajmit se presidenti rus ka nënshkruar një dekret për njohjen e rajoneve Kherson dhe Zaporozhzhia si shtete të pavarura, gjë që duhet të jetë një hap drejt aneksimit të territoreve.


Drejtori i kompanisë, Igor Smeljanski, ka publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter një dokument me vulën e Postës së Ukrainës me një mesazh për rusët.

“Nëse sot është dita e urimeve ‘cool’, atëherë edhe unë kam nënshkruar të miat”, ka shkruar Smeljanski.

Në “dekretin” e nënshkruar nga Posta e Ukrainës, janë tre urdhra, të cilat janë që Posta e Ukrainës pranon:

Pavarësinë e Putinit nga mendja e kthjellët

Territori i Kremlinit si pronë e Postës së Ukrainës

Hapjet një degë kompanisë në territorin e Kremlinit për ofrimin e shërbimeve postare dhe psikologjike

Kujtojmë se sot në Kremlin, Vladimir Putin ka nënshkruar dokumente për aneksimin e Khersonit, Zaporozhzhia, Donetskut dhe Luhanskut në Federatën Ruse. Ky vendim duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë dhe të dy dhomat e parlamentit, pas së cilës do të bëhet përfundimtar.

Megjithëse zyrtarët rusë pretendojnë se vendimet e aneksimit përfaqësojnë vetëm vullnetin e popullit të shprehur në referendume, shumë vende në botë, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, kanë theksuar se referendumet dhe vendimet e aneksimit janë të paligjshme nga pikëpamja ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori