LAJMI I FUNDIT:

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare me figurën arkeologjike “Cjapi i bronztë”

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare me figurën arkeologjike “Cjapi i bronztë”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Cjapi i bronztë”.

Tema e trajtuar në emisionin e ri të pullës postare i përket trashëgimisë sonë arkeologjike, që dëshmon kulturën dhe nivelin zhvillimor ekonomik të të parëve tanë, thuhet në njoftim.

Pulla postare nga emisioni “Cjapi i bronztë”, në motivin e saj bartë pamjen e cjapit të ulur dhe paraqet një gjetje arkeologjike të rrallë dhe të veçantë.


Figura e bronztë e cjapit të ulur që i takon shek. VI p.e.s. bazuar në të dhëna të shkruara, është zbuluar rastësisht në vitin 1939, diku në Jaglenicë, lagje periferike e Prizrenit. Kjo figurinë ka gjatësi prej 6,5 cm dhe gjerësi rreth 3 cm, ndërsa peshon 380 gram.

Figura e cjapit të ulur sot gjendet e ekspozuar në Muzeun e Vranjës.

Pjesë e këtij emisioni të pullave postare është edhe Zarfi i Ditës së Parë që do të jetë në qarkullim postar deri në konsum të plotë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Paga minimale rritet në 350 euro bruto

Paga minimale rritet në 350 euro bruto

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Haradinaj: Paga minimale duhet të jetë 450 euro, vendimi i sotëm i qeverisë është poshtërim

Haradinaj: Paga minimale duhet të jetë 450 euro, vendimi i sotëm i qeverisë është poshtërim

Ekonomi
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hannover

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hannover

Prishtina Ticket
Kalo në kategori