Posta e Kosovës dhe Posta e Maqedonisë kanë lëshuar të mërkurën në qarkullim dy pulla postare përmes të cilave promovohet turizmi malor i të dyja vendeve.
Pullat postare bartin imazhe të Bjeshkëve të bukura të Sharrit që shtrihen në të dyja anët e kufirit të Kosovës dhe Maqedonisë.
“Sharri është resor shumë atraktiv, me kushte klimatike që e bëjnë të përshtatshëm për turizëm, sport dhe rekreacion, gjatë tërë vitit. Është një zonë ideale për skijim gjatë dimrit, por shumë e përshtatshme edhe për ecje në natyrë dhe çiklizëm malor gjatë verës”, ka thënë kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Halit Isufi.
Ai theksoi se përmes pullave postare të cilat nga sot do të qarkullojnë jo vetëm nëpër Kosovë dhe Maqedoni, por edhe në tërë botën, dy ndërmarrjet postare po japin një kontribut simbolik në promovimin e turizmit malor të të dyja vendeve.
Ndërkaq, Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi deklaroi se përmes pullave postare disajnerët kanë ofruar pamje nga bukuritë e rralla të Bjeshkëve të Sharrit, pamje nga Kodra e Diellit në Maqedoni dhe Brezovica në Kosovë.
“Turizmit të Maqedonisë dhe Kosovës po i japim një mbështetje dhe promovim të vazhdueshëm. Kufijtë nuk paraqesin pengesë për bashkërenditje të aktiviteteve tona”, ka thënë Rexhepi.
Në këtë promovim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në realizimin e këtij projekti të përbashkët të Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.
Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha u ka dhuruar pullat postare të punuara në pllakë bronzi Drejtorit të Postës së Maqedonisë dhe përfaqësueses së MTI-së, Lumturije Geci.
“Investimet e Qeverisë së Kosovës në Bjeshkët e Sharrit do ta shndërrojnë këtë pasuri natyrore në destinacionin kryesor të turizmit malor në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë Hoxha.
Udhëheqësit e dy postave janë zotuar se në të ardhmen do të ketë edhe projekte tjera të përbashkëta si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar para dhjetë ditësh në Shkup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite