Reperi amerikan, Post Malone zbuloi se ai mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të parë ndërsa u shfaq në “The Howard Stern Show” të hënën (13 qershor).

Ndërsa i përgjigjej një pyetjeje që Howard kishte bërë në serinë “SiriusXM”, Malone përshkroi rutinën e tij të mëngjesit dhe tha se "e puthi vajzën e tij" përpara se të dilte nga shtëpia.


Tashmë që këngëtari i “Better Now” është bërë baba, ai është gati të bëhet edhe bashkëshort. Malone i tha Sternit se është fejuar me nënën e vajzës së tij.

59021577 10912397 image a 18 1655141139245

"Shkova dhe putha vajzën time", i tha Post Malone - Howard Stern ndërsa shpjegoi se si e filloi ditën e tij, shkruan DailyMail.

Malone vazhdoi duke thënë se ai e mban jetën e tij personale të fshehtë sepse dëshiron që vajza e tij të ketë mundësinë të 'marrë vendimet e saj'.

59021581 10912397 image a 3 1655140801794

Por Malone shprehu gjithashtu shqetësim për gjendjen aktuale të botës dhe se si është 'një vend i çmendur për të rritur një fëmijë'.

Malone konfirmoi se ai dhe e dashura e tij - tani e fejuara - ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në një intervistë për TMZ më 3 maj.

59021617 10912397 image a 1 1655140627970

Çifti përfundoi duke mbajtur një festë private në Kaliforninë Jugore, për të festuar lajmin për pritjen e fëmijës së parë.

Malone është përpjekur ta mbajë jetën e tij personale larg syrit të publikut, kështu që ende nuk e ka konfirmuar identitetin e gruas së tij të ardhshme, edhe pse është përfolur se po takohet me reperin korean MLMA.

59021859 10912397 image a 2 1655140751163

Ylli po përgatitet gjithashtu për publikimin e albumit të tij të katërt “Twelve Carat Toothache”.

Ai do të përmbajë 14 këngë dhe do të përfshijë paraqitje të ftuar nga The Weeknd, Doja Cat, Roddy Ricch, Gunna dhe The Kid Laroi.

Kënga e parë, “One Right Now”, një bashkëpunim me The Weeknd, u publikua nëntorin e kaluar dhe arriti në vendin e gjashtë në Billboard Hot 100. /Telegrafi/