Skena muzikore shqiptare ka parë edhe ndasi mes kolegëve të estradës dhe herë pas here ka eskaluar në dhunë.

Tashmë njihet edhe për rivalitetin mes dy reperëve tanë – istogasit Unikkatil si dhe gjilanasit, Duda, ku ky i fundit e kishte kërcënuar me jetë të parin.


Në fakt, gjithçka u nxit edhe më shumë kur këngëtari kishte paralajmëruar se do të mbante një koncert në qytetin e Gjilanit gjersa Duda e kishte paralajmëruar se do ta rrihte në momentin që do të shihte në qytetin e tij të lindjes.

Megjithatë, Unikkatil ka mbajtur koncertin dhe nuk ndodhi asnjë incident duke krijuar atmosferë fantastike.

Ndër të tjerash, prishtinasi i ka dërguar një mesazh reperit gjilanas pas i këndoi një “diss”, i cili u prit me brohoritje prej fansave të reperit.

Ndryshe, reperët janë duke punuar në projekte të reja si dhe do të mbajnë koncerte të tjera. /Telegrafi/