Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.
Gjatë vitit 2023, shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, si në gjysmën e fundit të sezonit 2022/23 ashtu edhe në pjesën e parë të edicionit 2023/24, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm.
Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Ballkani, që u përfaqësua për të dytin vit radhazi në arenën ndërkombëtare, edhe kësaj radhe në Ligën e Konferencës.
Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2023 në ligën elitare të Kosovës.
Kenan Haxhihamza është zgjedhur portieri i vitit 2023, pasi ai pati një vit të jashtëzakonshëm me Dukagjinin e Klinës, ku në fund u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Portieri rahovecas ishte më i miri në pozitën e tij gjatë vitit 2023, duke e dërguar Dukagjinin në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.
Haxhihamza gjatë vitit 2023 luajtur gjithsej 34 ndeshje, ku ka pranuar 33 gola, ndërsa në 10 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.
Në garat evropiane po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mirë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.
Ai pas paraqitjeve fantastike si në Evropës, ashtu edhe në kampionat, fitoi për herë të parë një ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Haxhihamza është kthyer në njërin prej pritësve më të mirë të penalltive në Kosovë.
Pasi mori çmimin, Haxhihamza ta se dihet i vlerësuar që një medium si Telegrafi e ka shpallur portierin e vitit.
“Unë besoj që duke filluar prej fillimit të vitit, prej janarit kam pasur një sezon shumë të mirë që ka rezultu pastaj edhe me ftesën prej Përfaqësueses së Kosovës, ku dua t’i falënderojë për besimin që kanë pas për të më ftuar”.
“Pastaj se sa e rëndësishme është ky çmim prej Telegrafit për mua dhe gjithë sportistët këto çmime që i ndanë Telegrafi çdo vit tregon shumë mirë kredibilitetin që ka Telegrafi si medium dhe mbulushmëria që e kanë ndaj sportit, sidomos ndaj Superligës së Kosovës”.
“Ky çmim merr rëndësi shumë të madhe, duke e ditur se sa janë kredibilë këta gazetarë dhe ky medium, çka me të vërtetë më bën të ndihem shumë mirë sepse ndihesh i vlerësuar nga njerëz të vlerësuar”, tha Haxhihamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë