LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Ulpianës, Andi Thaqi, shpallet “Ylli i Javës” së 33-të në BKT Superligën e Kosovës

Portieri i Ulpianës, Andi Thaqi, shpallet “Ylli i Javës” së 33-të në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 33-të në BKT Superligë është shpallur portieri në radhët e FC Ulpiana, Andi Thaqi.

Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.


Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2-1).

Në fakt, KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqitjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Ulpiana, e ndau Valmir Zekaj, asistent menaxher i departamentit të burimeve njerëzore në BKT. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori