LAJMI I FUNDIT:

Portieri që nuk e begenisi Kosova, po luan në Evropian

Portieri që nuk e begenisi Kosova, po luan në Evropian

Daniel Dupjaqanec shumë lehtë ka mundur të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll dhe të humbë ndeshje me rezultat të thellë.

Por, fati i tij ishte që trajnerët e Përfaqësueses së Kosovës nuk ishin shumë të bindur për cilësitë e tij. Dhe kështu Dupjaqanec në vend se me Kosovën që nuk di për fitore në kualifikime, po luan për Maqedoninë.

Me Maqedoninë po paraqitet në Kampionatin Evropian të hendbollit që nisi të premten (dje) dhe do të zgjasë deri më 31 janar në Poloni. Pra, do të ketë rastin të përballet me hendbollistët më të mirë në Evropë, përkatësisht në botë, shkruan Koha Ditore.

Maqedonasi Dupjaqanec ka luajtur plot pesë vite për Besa Famiglian e Pejës. Në vjeshtë të vitit 2014, kur Kosova po bëhej gati të debutonte në skenën evropiane në nivel të përfaqësueses, Dupjaqanec u përfshi në listën e gjerë të përfaqësueses. Ai ndonëse ishte pajtuar që të ruante portën e Kosovës, nuk u bë pjesë e përfaqësueses.