Site icon Telegrafi

Porti i Durrësit rrit të ardhurat, tejkalon shifrat e para krizës

Porti i Durrësit ka raportuar një rritje të ndjeshme të përpunimit të mallrave dhe të ardhurave në 2021.

Porti më i madh në Shqipëri ka përpunuar 4.4 milionë tonë mallra gjatë viti të kaluar, krahasuar me 3.9 milionë në 2020, sipas të dhënave zyrtare të publikuar nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Ndërkaq, volumi i mallrat të përpunuara në port është gjithashtu 9 për qind më i lartë se përpara përhapjes së pandemisë në vitin 2019.

Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të portit.

Të ardhurat për vitin 2021 kanë arritur në 2.8 miliard lekë ose 22.8 milionë euro, 48 për qind më shumë se në vitin 2019 dhe 12 për qind më shumë se në 2020.

“Miradministrimi i të ardhurave, likuiditeteve dhe shërbimeve janë disa prej  indikatorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare të një prej kompanive shtetërore më të mëdha në vend,” u shpreh Autoriteti Portual i Durrësit. /Telegrafi/

Exit mobile version