LAJMI I FUNDIT:

Porsche zbulon modelin e veçantë 928 me dërrasë sërfi në çati

Porsche zbulon modelin e veçantë 928 me dërrasë sërfi në çati

Vetura sportive e Porsche 911 ka qenë e preferuara e garave për dekada, aq sa marka e ndërtoi 911 Dakar për argëtim direkt nga fabrika.

Por ky nuk është Safari 911. Është një 928 klasik me motor të përparmë dhe nuk është krijuar për të pushtuar shkretëtirat.

Ky model nga Porsche thuhet se është ndërtuar me plazhin në mendje, prandaj dërrasat e sërfit janë ngjitur në çati të tij, përcjell Telegrafi.


Është në pronësi të Tadeusz Elwart, krijuesi i një ngjarjeje në Poloni të quajtur Hel Riders.

Është një festival i dedikuar veturave të bukura, skateboarding dhe surfing, dhe kjo 928 përshtatet në mënyrë të përkryer me temën.

Qëllimi ishte të ndërtohej një Porsche që mund të përballonte aktivitetin jashtë rrugës në stilin e vërtetë të safarit, por edhe të lundronte plazhet si një taksi funksionale surf.

Detajet e konstruksionit nuk janë ndarë, por 928 është pak më lart dhe ka goma të forta për terren. /Telegrafi/