Porsche këtë vit feston ditëlindjen e 20-të të modelit Cayenne, kurse ekipi i tyre me këtë rast ka zbuluar imazhet e prototipit unik.

Fjala është për versionin kabriolet nga gjenerata e parë e Cayenne, që do të duhej të shfaqej në treg të njëjtën kohë kur edhe Nissan Murano CrossCabriolet do të prezantohet, transmeton Telegrafi.


2 14

Nga Porsche thonë se kanë filluar të mendojnë për stile tjera të Cayenne, jo larg pasi që modeli arriti në treg në vitin 2002.

3 10

Aty janë shqyrtuar tri opsione, coupe, model më i madh me tre rreshta të ulëseve dhe kabrioleti.

4 7

Megjithatë, Porsche ka hequr dorë nga kabrioleti dhe solli Package Function Model, të cilit iu prezantuan fotografitë.

5 6

Kulmi i butë mundet në mënyrë manuale të paloset, por Porsche ka zhvilluar mekanizmin për kulmin elektronik.

6 3

Janë bërë edhe simulime kompjuterike, që tregojnë se si do të hapej paneli për t’i ofruar hapësirë të mjaftueshme kulmit. /Telegrafi/

7 2