Që në fillim të verës dhe sezonit të festave, mund të hasnim skena dhe situata të ndryshme të pazakonta. Mes atyre që ishin të papërshtatshëm, kishte edhe nga ata që ia dolën të na bënin të qeshnim. Një nga këto ditët e fundit po qarkullon në internet.
Përkatësisht, në grupin në Facebook “Live from Greece”, një përdorues ka shpërndarë një foto që nuk ka lënë askënd indiferent.
Ajo tregon një makinë luksoze Porsche që ka gjetur vendin e saj nën hijen e pishave, një hap larg hyrjes në ujë. Kjo nuk do të ishte aspak e pazakontë nëse në çatinë e veturës nuk do të kishte një tendë kampingu.
Nuk vonuan shumë dhe nisën reagimet, por edhe disa batuta të njohura për “turistët e domates”.
Pamja ka gëzuar shumë dhe ata kanë arritur në përfundimin se sa bukur është që pronari i veturës, pavarësisht se padyshim ka “xhepa të thellë”, e kalon verën ashtu siç i pëlqen – në natyrë.
“Kjo quhet turist që i pëlqen të shijojë natyrën”, është një nga komentet.
Disa, nga ana tjetër, ishin të mendimit se fotografia mori “lavdërime” vetëm sepse ishte një veturë me targa gjermane, ndërsa nëse do të ishte një makinë shtëpiake, pretendojnë ata, do të kishte pasur shumë më tepër komente dënuese.
Përdoruesve iu kujtua gjithashtu se kampingu në disa vende konsiderohet një luks dhe se është edhe më lirë të marrësh një dhomë me qira sesa një kamping.
Sido që të jetë, pronari i makinës krijoi një atmosferë të vërtetë për veten e tij dhe me siguri lëvizja e tij do të mbahet mend për disa kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

BMW prezanton M4 më të shtrenjtën ndonjëherë

Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania