LAJMI I FUNDIT:

Porosia e G7 për Prishtinën dhe Beogradin

Porosia e G7 për Prishtinën dhe Beogradin

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) u bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë në tërësi marrëdhëniet e tyre me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, në mënyrë që ata mund të bëjnë progres në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në një komunikatë të përbashkët në fund të samitit.

Sipas G7, pa një normalizim të efektshëm dhe të plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon, transmeton KP.


Shefat e diplomacive të G7 konfirmojnë angazhimin e tyre ndaj sigurisë, stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës evropiane të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Ata theksojnë rëndësinë e përmirësimit reformat e nevojshme të brendshme, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, sipas një komunikate në 25 faqe të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Takimi i ministrave të G7 u mbajt të premten dhe të shtunën në rajonin francez të Bretanja.

Anëtarët e G7 janë Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA, Britania e Madhe dhe Kanada.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori