Vendimi i Listës Serbe që të ngrijë marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, është absurd, destruktiv dhe veprim i porositur nga Beogradi, vlerëson kabineti i presidentit Hashim Thaçi.
Lista Serbe ka vendosur të ngrijë çdo komunikim me Presidentin e Kosovës, për shkak se politika e Presidentit, lidhur me pozitën e serbëve të Kosovës, siç thonë zyrtarët e kësaj liste, është antikushtetuese, antiligjore dhe në dëm të popullit serb.
Përmes një letre të hapur, të cilën Lista Serbe ia ka dërguar presidentit Thaçi, ajo proteston duke e konsideruar Presidentin përgjegjës për pozitën e keqe të serbëve, për shkak se nuk ka bërë asgjë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe e akuzon atë për ndërhyrje në çështjet politike të serbëve në Kosovë. Lista Serbe e akuzon presidentin Thaçi, siç thuhet, për presion mbi procesin zgjedhor në komunën e Parteshit dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve në këtë komunë me shumicë serbe, për manipulim të argumentuar dhe blerjes së votave të kandidatit të Listës Serbe.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se kjo listë do të jetë partnere e përgjegjshme në punën e të gjitha institucioneve, por se interesi i saj parësor është jetesa më e mirë e serbëve.
“Kjo letër ka për qëllim që t’i ndërgjegjësojë ata që mendojmë se ne do të kalojmë me lehtësi mbi veprimet, të cilat tregojnë mosrespektimin e përfaqësuesve të serbëve në institucione, por edhe të popullit serb në përgjithësi”, tha Simiq.
Por, Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit Thaçi, thotë se letra e Listës Serbe është befasuese dhe e papritur, të cilës nuk i ka paraprirë asnjë takim dhe se arsyet që përmenden në letër, janë të paqëndrueshme.
Sipas tij, vendimi i Listës Serbe është befasues edhe për mjaft anëtarë të kësaj liste, sepse konsiderohet se për këtë vendim nuk është zhvilluar kurrfarë debati. Në emër të presidentit Thaçi, Çollaku ka shprehur keqardhje për veprimin dhe qasjen e Listës Serbe.
“Unë mendoj që një vendim i tillë dhe kjo letër e dërguar nga Lista Serbe dhe përfaqësuesit e saj, nuk e dëshmon se autorë të saj ose autor i kësaj letre është Lista Serbe. Mirëpo, mendoj që autor i vetëm i kësaj letre është Qeveria e Serbisë, e cila e ka iniciuar dhe e ka imponuar një vendim dhe një letër të tillë për çështje politike, taktike dhe strategjike. Kjo, sigurisht që nuk është hera e parë që përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës përdoren, manipulohen, ekskluzivisht për nevoja të Serbisë”, thotë Çollaku.
Megjithatë, Igor Simiq thekson se vendimi për ngrirjen e komunikimit me Presidentin, është vendim i Listës Serbe në tërësi.
“Më e rëndësishmja është që edhe Beogradi zyrtar është tërësisht i pakënaqur me sjelljen me përfaqësuesit e Prishtinës, kur bëhet fjalë për plotësimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha Simiq, duke shtuar se Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve, në Bruksel është nënshkruar në prill të vitit 2013 nga Hashim Thaçi. Por, sipas tij, deri më sot nuk është bërë asnjë hap për formimin e Asociacionit.
Por, Çolaku thekson se Kosova, më mirë se cilido vend tjetër në botë, i garanton të drejtat e barabarta për të gjitha bashkësitë. Lidhur me Asociacionin, sipas tij, brengosja e Listës Serbe është me vend. Por, siç thotë ai, formimi i Asociacionit është proces që nuk mund të përfundojë shpejt.
Çolaku thekson se ka edhe mjaft marrëveshje të tjera, të cilat ende nuk janë zbatuar në tërësi dhe për të cilat të dyja palët kanë marrë obligime.
“Mirëpo, zvarritja që ndodhin në zbatim, nuk mund t’i shërbejnë asnjë subjekti politik, në këtë rast Listës Serbe, që të marrë vendime të tilla absurde, për gjoja ndërprerjen e komunikimit apo bashkëpunimit me institucionin më të rëndësishëm në Republikën e Kosovës, me atë të Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Çollaku shton se një nga arsyet e veprimit të këtillë të Beogradit dhe Listës Serbe është pikërisht fakti se presidenti Thaçi është duke zhvilluar fushatë intensive për promovimin e transformimit të Forcave të Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Megjithatë, Çollaku thotë se Presidenti i Kosovës mbanë komunikim dhe bashkëpunon me të gjithë përfaqësuesit e serbëve, të cilët nuk i nënshtrohen diktatit të Serbisë.
Njohësi serb i zhvillimeve politike në vend, Petar Miletiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin se vendimi i Listës Serbe për ta ngrirë komunikimin me Presidentin e Kosovës, është vendim i pakuptueshëm. Kjo për faktin se, sipas tij, ndonëse funksioni i Presidentit është i rëndësishëm, burimi i forcës së pushtetit nuk gjendet aty, por në Qeveri.
“Të protestosh për atë se nuk është formuar Bashkësia e komunave serbe, në atë mënyrë që të ndërprisni komunikimin me Presidentin e Kosovës, mendoj që nuk është e përshtatshme dhe se pas gjithë kësaj fshihet një arsye tjetër. Nëse do të dëshironin që në një mënyrë ta shtynin Prishtinën që ta formojë Bashkësinë e komunave serbe, ka pasur mënyra tjera. Para së gjithash, ndoshta ata është dashur të presin me nënshkrimin e gjykatësve dhe prokurorëve, me rastin e fillimit të punës së gjykatave në Mitrovicë apo të dalin nga Qeveria, ose të kërcënojnë se do të dalin nga Qeveria, t’ia mohojnë Kuvendit shumicën në pushtet. Kjo do të kishte njëfarë efekti. Ndërprerja e komunikimit me presidentin Thaçi, duket se ka një qëllim tjetër dhe jo formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, tha Miletiq.
Lidhur me akuzat e presidencës së Kosovës se vendimi i Listës Serbe për ta ndërprerë komunikimin me presidentin Thaçi është i porositur nga Beogradi, Miletiq vlerëson se sjellja e Beogradit zyrtar në raport me Listën Serbe, nuk paraqet asgjë të re. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht