Popullsia globale e kafshëve të egra ka rënë për 60% qysh prej vitit 1970 pasi që njerëzit po i përdorin tepër burimet natyrale, duke nxitur ndryshime klimatike dhe duke e ndotur planetin.

WWF në raportin e tyre ka bërë thirrje për një ‘marrëveshje globale’ ambicioze për natyrën dhe njerëzit, diçka të ngjashme me marrëveshjen ndërkombëtare të Parisit për ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.


Vetëm çereku i zonës tokësore të botës është i pastër nga ndikimet e aktiviteteve njerëzore dhe deri në vitin 2050 kjo shifër do të bie dukshëm, thotë ‘Living Planet Report 2018’.

5556388 6331433 Orangutans are threatened by the loss of their forest home natur a 45 1540858080300

Përqindja botërore e zogjve të detit që kanë plastikë në stomak vlerësohet të jetë rritur nga 5% në vitin 1960 e në 90% sot,dhe bota veçse i ka humbur gjysmën e koraleve të pakta me ujë brenda 30 vjetëve.

Në përgjithësi, popullsia me më shumë se 4,000 specie të gjitarëve, zvarranikëve, zogjve, peshkve dhe amfibeve ka rënë mesatarisht 60% mes vitit 1970 dhe 2014.

Zonat tropikale janë ballafaquar me më së shumti efekt, ku është evidentuar 89% rënie në popullsinë e kafshëve të egra në Amerikën Latine dhe në Karaibe qysh prej vitit 1970.

wire 5556394 1540857960 106

Speciet që jetojnë habitate me ujë të freskët, siç janë bretkosat dhe peshqit e liqenve, kanë pasur rënie të popullsisë globale prej 83%.

Nga iriqët te elefantët, rinoqerontët e deri te arushat polare, numri i kafshëve të egra është në rënie për shkak të humbjeve të habitatit, gjuetisë pa leje, ndotjes së tokës dhe detit, e madje edhe për shkak të rritjes globale të temperaturave.

Ekspertët thonë se është koha ta balancojmë konsumimin tonë në raport me nevojat e natyrës, dhe ta mbrojmë të vetmin planet që është shtëpia jonë. /Telegrafi/