LAJMI I FUNDIT:

Popullata në Maqedoni po plaket, rritet numri i të vdekurve dhe bie numri i foshnjave të lindura

Popullata në Maqedoni po plaket, rritet numri i të vdekurve dhe bie numri i foshnjave të lindura

Sipas të dhënave për popullatën, deri në fund të vitit të kaluar ka pasur 2.076.255 banorë, që është për 7.083 më shumë se viti 2014 dhe për 23.533 persona më shumë në krahasim me vitin 2009. Në periudhën 2009 – 2019, vërehet rritja e banorëve që emigrojnë. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se në të njëjtën periudhë numri i foshnjave të lindura është zvogëluar, ndërsa numri i të vdekurve është rritur.

Sipas të dhënave për popullatën, në Maqedoninë e Veriut ka 2.076.255 banorë, që është për 7.083 apo për 0.3% më shumë në krahasim me vitin 2014 dhe 23.533 persona apo 1.1% më shumë me vitin 2009, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kësaj periudhe, pra nga viti 2009 – 2019 vërehet rritja e numrit të mërgimtarëve.

Sa i përket strukturës së moshës, popullata në Maqedoni po plaket. Në krahasim me periudhën 2009 – 2019, popullata e re (0-14) vjet është ulur nga 17.7% në 16.2%, ndërsa pjesëmarrja popullatës së vjetër (65+) është rritur nga 11.6% në 14.5%.

Gjatë kësaj periudhe, ESHS-ja vëren se numri i foshnjave të lindura është ulur për 3.839 apo 16.2%. Ndryshimet në strukturën e moshës së popullatës pasqyrohet ndaj numri të të vdekurve. Numri i të vdekurve kontribuoi në rritjen e normës së vdekshmërisë, e cila në vitin ishte 9.8% (të vdekur në 100 banorë).

Sipas të dhënave të ESHS-së, në Maqedoni vjet janë regjistruar 19.845 foshnja të lindura dhe 20.446 të vdekur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori