Kam jetuar aq gjatë sa për të mbajtur mend gjënë më të mirë të populizmit: mungesën e popullaritetit të tij. Politikat nacionaliste, në çdolloj forme, nuk joshnin shumë politikanë. Proteksionistët ekonomikë nuk fitonin zgjedhjet. Votuesit, qoftë edhe ata të shqetësuar rreth imigracionit, i bazonin zgjedhjet e tyre në çështjet ekonomike dhe ato të mirëqenies, të cilat media i raportonte me saktësi relative.
Sot, megjithatë, duket se po kalojmë në një lloj të ndryshëm politike. Shembujt më të cituar janë votimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian dhe fitorja presidenciale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. Si Polonia dhe Hungaria gjithashtu ofrojnë shembuj shqetësues të politikanëve që përdorin retorika nacionaliste dhe populiste për të çuar përpara synimet që kundërmojnë fillesat e autoritarizmit.
Sigurisht, ka një ndryshim mes përdorimit të nacionalizmit bruto brenda regjimeve autoritare aktuale dhe brenda demokracive. Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin e përdorin nacionalizmin për të konsoliduar mbështetjen, ashtu sikurse politikanët perëndimorë, por atyre u mungojnë kufizimet demokratike dhe mund të injorojnë sundimin e ligjit.
Xi i burgos kritikët e tij. Kritikët e Putin shpesh vriten, megjithëse nëse besoni Trump, shërbimet ruse të sigurisë nuk kanë lidhje me këtë. Dhe, edhe nëse kanë, argumentoi Trump në një intervistë të fundit, nuk ka asgjë për të dënuar. “Ka shumë vrasës,” deklaroi Trump. “Mendoni se [SHBA-ja është] aq e pafajshme?”
Nëse SHBA-ja mund të quhet ose jo “e pafajshme”, nuk mund të mohohet se presidenti amerikan, ndryshe nga homologët e tij rusë dhe kinezë, duhet të veprojnë brenda një grupi rregullash kushtetuese dhe një sistemi të caktuar vlerash. Ai nuk mund ta çojë nëpër mend, jo më të organizojë, vrasje të kritikëve. Trump mund ta përbuzë sistemin, por ai nuk mund t’i shpëtojë atij.
Sigurisht, kjo nuk nënkupton se Trump nuk do të përpiqet. Kur është e mundur, Trump ka pushuar nga puna ata që nuk binin dakord me të. Përndryshe, ai përpiqet të diskreditojë ose pengojë kundërshtarët përmes sulmeve të pamëshirshme. Për shembull, ai lançoi një fushatë kritikash kundër gjykatësve dhe gjykatave që vendosën kundër urdhrit ekzekutiv që ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Trump ka lançuar një luftë mbi median, të cilën kryestrategu i tij, Steve Bannon, e ka etiketuar si “palë opozitare”. Trump quan çdo raportim jolavdërues apo kritik të administratës apo politikave të tij – qoftë edhe publikimin e një rezultati negativ të sondazhit – ‘lajm të rremë’. Ai i denoncon gazetares si ‘formën më të ulët të ekzistencës’. Mbështetësit në tubimet e Trump kanë veshur bluza me fjalët “Litar. Pemë. Gazetar.”
Kjo qasje nuk është vetëm e Trump. Qeveria polake dhe hungareze kanë penguar lirinë e medias, duke kufizuar aksesin e medias te zyrtarët. Në sistemet autoritare dhe pothuajse-autoritare, media është parë gjithnjë si kërcënim, jo si shënjestër ndaj represionit.
Por media amerikane nuk është përkulur ndaj Trump. Në fakt, shumë publikime – me përjashtim të zëdhënësit zyrtar, që është në thelb ç’ka është bërë Fox News i Rupert Murdoch – janë bërë rojtarë të institucioneve dhe vlerave thelbësore të lirisë. Ata po i qëndrojnë besimit se në zemër të një demokracie të shëndetshme dhe funksionale duhet të jetë një bisedim publik që respekton dijen, të vërtetën, mosmarrëveshjen dhe nuancat.
Kjo nuk nënkupton që gazetarët duhet të justifikojnë përshkrimin e Bannon për ta si palë opozitare. Nënkupton që ata duhet të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, duke refuzuar “faktet alternative” dhe të kërkojnë të vërtetën. Ashtu sikurse shkrimtari italian Primo Levi zbuloi se eksperienca dhe dijet e tij shkencore e ndihmuan atë të përballojë jetën nën sundimin e Musolinit dhe Aushvicin, gazetarët duhet të përballen me politikanët mashtrues duke u zotuar, edhe më fuqishëm se kurrë, në punën e tyre.
Në këtë aspekt, gazetarët britanikë kanë shumë për të mësuar nga kolegët e tyre amerikanë. Që nga votimi Brexit, shtypi britanik (në përgjithësi) nuk është ngritur për të shpëtuar demokracinë tonë nga mbytja prej ndjenjave të shumicës. Përkundrazi, shumica e shtypit tonë të shkruar dhe madje një nga gazetat tona më tradicionale – që e konsideron veten një gazetë prestigjioze – ka forcuar paragjykimet populiste, pak a shumë siç ka bërë Fox News në SHBA.
Për këtë grup gazetash – qarkullimi i përbashkët i të cilëve, megjithëse në rënie të vazhdueshme, ende e tejkalon katër milion – “vullneti i popullit” është i përkufizuar ngushtësisht brenda shumicës së vogël të votuesve që mbështetën largimin nga BE-ja. Duke harruar se çfarë deshën të thoshin ata me votën e tyre. Duke harruar se 48% të tjerë, votuan për të qëndruar. Duke ndëshkuar këdo që ngre pyetje se si duhet mbajtur ky proces shkatërrimtar.
Ndërsa mediat populiste në Britani u përqendruan te kthimi i sovranitetit parlamentar në Britani (sikur ky të ishte marrë prej tij), ato denoncuan çdo anëtar të parlamentit që ngriti pyetje rreth rrugës që vendi ka marrë tashmë. Ato madje vunë në pikëpyetje sundimin e ligjit, që i jep atyre lirinë me të cilën shpesh abuzojnë. Kur një nga gjykatat më të lartë të Britanisë këmbënguli se qeveria duhet ta ndjekë Brexit në një mënyrë të ligjshme, gjykatësit u denoncuan si “armiq të popullit”. Trump vetë së fundmi postoi të njëjtin koment rreth medias amerikane.
Gazetarët duhet të mbajnë një medalje nderi – si vlerësim për punën e tyre të rëndë në mbrojtje të shoqërisë civile nga shkeljet më të këqija të populizmit. Përkundrazi, në Britani, ku mediat e rëndësishme po anashkalojnë disa prej vlerave thelbësore të demokracisë sonë të shëndetshme dhe të gjallë, pakogjë na ndan neve nga një e ardhme jo e begatë dhe e errët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri