LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Përzhino nuk e zgjodhi krizën politike në vend

Poposki: Përzhino nuk e zgjodhi krizën politike në vend

Në emisionin Zig Zag në TV Art ishte i ftuar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili deklaroi se me fillimin e dialogut në Kuvend, edhe punët kanë filluar të ecin mbarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit, etj. Praktikë në gjithë vendet evropiane është që kryetari i Kuvendit t’u takojë partisë që fiton zgjedhjet”, deklaroi Nikolla Popovski.

Edhe në këtë debat, Poposki mbrojti qëndrimin se zgjedhjet e reja parlamentare, bashkë me ato lokale, janë zgjidhja më e mirë e krizës politike në vend.


“Afati më i shpejtë për zgjedhjet lokale mendoj se është në qershor ose korrik. Logjike është që njëkohësisht të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare si e vetmja mënyrë që të tejkalohet kjo situatë”, tha Popovski.

Poposki nuk është i mendimit se një Përzhino e re mund ta zgjidhë krizën politike në vend.

“Mendoj se jo. Përzhio nuk na i zgjidh problemet. Mendoj se duhet të merremi vesh mes nesh për praktikat e ardhshme politike. Edhe pas disa marrëveshjeve politike si Përzhina dhe zgjedhjet e reja Maqedonia nuk ka dalë nga kriza”, u shpreh Popovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori