LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Patronazhi franko-gjerman, garantues i kthimit të besueshmërisë në zgjerimin e BE-së

Poposki: Patronazhi franko-gjerman, garantues i kthimit të besueshmërisë në zgjerimin e BE-së

Në mesin e pjesëmarrësve të Samitit të Parisit ishte edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, si pjesë e delegacionit të vendit, ku bënte pjesë edhe kryeministri Emil Dimitriev, tramseton Telegrafi Maqedoni.

Në kët samit, Poposki tha se patronazhi i Francës dhe Gjermanisë në këto samite kushtuar Ballkanit Perëndimor, si vendet më ndikuese të BE-së, janë garantuesi më i mirë për kthimin e besueshmërisë së zgjerimit dhe perskektivës së rajonit për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ai theksoi se BE-ja duhet të forcojë ndihmën financiare për rajonin, që do të kontribonte në përparimin e ndërlidhjes infrastrukturore në mes të vendeve dhe për rritjen e investimeve.


Poposki shtoi se kërkesa e mekanizmit të tejkalimit të çështjeve dypalëshe, duhet të qëndrojë sa më lartë, në agjendën e procesit të përafrimit të vendeve të rajonit drejt BE-së./Telegrafi/