LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Maqedonia e vetme duhet t’i zgjidh problemet (Video)

Poposki: Maqedonia e vetme duhet t’i zgjidh problemet (Video)

Përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së edhe një herë kanë përsëritur se Maqedonia e vetme duhet t’i zgjidh probleme dhe jo të presë ndihmë nga jashtë. Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski, i cili po merr pjesë në konferencën e sigurisë në Gjermani deklaroi se pavarësia e Maqedonisë në vendimmarrje do të ishte shembulli më i mirë për të dëshmuar se vendi mund ti vazhdojë procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy gjëra do të jenë vendimtare për suksesin tonë, numër një, Evropa të kuptojë që Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një faktor stabiliteti dhe parashikueshmëriе në Evropë dhe numër dy, ne në rajon të tregojmë kapacitet më të madh, vetë t’i zgjidhim problemet dhe të kemi varësi më të vogël që dikush tjetër të veprojë në vend që ne të veprojmë, të na ndihmojë ose të na dërgojë përpara. Pikërisht ky do të jetë argumenti më i fortë që sa më shpejt të jetë e mundur të aktualizohet çështja për vonesën e anëtarësimit në NATO dhe fillim të negociatave të domosdoshme për anëtarësim në BE”, deklaroi Nikolla Poposki./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori