LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni fiton ndaj Vëllaznimit

Ponte Prizreni fiton ndaj Vëllaznimit
(Foto: basketbolli.com)

Ponte Prizreni ka vazhduar me fitore, duke mundur Vëllaznimin me shifrat 93-83 (24:13, 17:15, 29:24, 23:31), në kuadër të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 24:13. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që ishte 17:15, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41-28.

Prizrenasit thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 61:39, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:52. 10 minutat e fundit ishin formale, pasi fitorja e vendasve nuk u rrezikua, duke triumfuar në fund 93-83.


Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 31 pikë e 6 kërcime, Këame Vaughn me 27 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime dhe Josh Martin me 18 pikë e 16 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Emmanuel Emogbo me 20 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime dhe Andi Shehu me 13 pikë e 10 kërcime.

Ponte Prizreni është lider me 16 fitore dhe 7 humbje, kurse Vëllaznimi është i fundit me 7 fitore dhe 16 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori