LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: SHBA-ja do të del fitimtare në luftën tregtare me Kinën

Pompeo: SHBA-ja do të del fitimtare në luftën tregtare me Kinën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u zotua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalin fitimtare në çdo luftë tregtare me Kinën, një ditë para se tarifat më të fundit të administratës Trump ndaj importeve kineze të hyjnë në fuqi.

Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News tha se “Ne do të arrijmë ta detyrojmë Kinën të sillet në mënyrën e duhur: në se do të bëhesh fuqi globale, nuk duhet të vjedhësh pronën intelektuale”, shkruan VOA.

Administrata Trump ka argumentuar se tarifat ndaj mallrave kineze do ta detyronin Pekinin të zhvillonte tregti me Shtetet e Bashkuara në terma më të favorshme.


Po ashtu, administrata amerikane ka kërkuar që Kina të mbrojë pronën intelektuale dhe t’i japë fund praktikës së piraterisë kibernetike. Administrata Trump, po ashtu i ka bërë thirrje Kinës që t’i lejojë kompanitë amerikane që të kenë më tepër qasje në tregjet kineze dhe ta ulin bilancin pozitiv nga tregtia me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Ekonomi
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi

"Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork”, Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane

Ekonomi
Kalo në kategori