LAJMI I FUNDIT:

Pompeo konfirmon rivendosjen e sanksioneve amerikane në Iran

Pompeo konfirmon rivendosjen e sanksioneve amerikane në Iran

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të bëjë një njoftim më 6 gusht, rreth rivendosjes së sanksioneve në Iran, duke përfshirë kufizimet në monedhë.

Ky njoftim ka ardhur teksa Pompeo u ka thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të “zbatojnë sanksionet” që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar SHBA-në nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nga 7 gushti, Qeveria Iraniane nuk do mund të blejë monedha amerikane dhe se sanksionet do të shtrihen në industrinë e shtetit, duke përfshirë eksportin e qilimave të famshëm persianë.


Në komentet e tij para gazetarëve, Pompeo ka thënë se presioni i shtuar ndaj Teheranit është përgjigje ndaj “aktivitetit të dëmshëm të Iranit”.

Ai ka thënë se iranianët nuk janë “të lumtur me dështimin e udhëheqësisë së tyre rreth premtimeve që kanë bërë për ekonomi”.

Pakti bërthamor i vitit 2015 ka liruar Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të aktivitetit nuklear, transmeton Evropa e Lirë.

Trump ka tërhequr SHBA-në nga pakti në muajin maj, duke thënë se Irani nuk është duke zbatuar shpirtin e marrëveshjes dhe pati premtuar rivënie të sanksioneve.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori