LAJMI I FUNDIT:

Polonia do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Ukrainën përpara samitit të ardhshëm të NATO-s

Polonia do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Ukrainën përpara samitit të ardhshëm të NATO-s

Polonia me siguri do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Ukrainën përpara samitit të NATO-s të korrikut në Uashington, njoftoi së fundmi kryeministri polak.

Kryeministri Donald Tusk tha se përpara samitit të NATO-s në Uashington, i cili fillon më 9 korrik, do të zhvillohen bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

“Unë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, duhet të përcaktojmë se si mund të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund të dobësojmë aftësitë mbrojtëse të Polonisë”, u tha Tusk gazetarëve, shkruan yahoonews.


NATO diskuton planin për të financuar Ukrainën me 40 miliardë euro në vit
Lexo po ashtu NATO diskuton planin për të financuar Ukrainën me 40 miliardë euro në vit

“Ka një shans 99 për qind që ne ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me presidentin Zelensky përpara samitit”, shtoi ai.

Gjithashtu, Tusk theksoi se marrëveshja praktikisht është “përfunduar” dhe vetëm disa detaje dhe formulime duhen sqaruar.

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe dy nga vendet anëtare të tij, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje sigurie me presidentin ukrainas në një samit në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori