LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Është koha për t’i dhënë Kosovës statusin e kandidatit dhe për të hequr masat e padrejta të BE-së

Osmani: Është koha për t’i dhënë Kosovës statusin e kandidatit dhe për të hequr masat e padrejta të BE-së

Më 1 janar, Polonia ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar këtë hap të rëndësishëm, duke theksuar se pret me padurim të bashkëpunojë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është koha për t’i dhënë Kosovës statusin e kandidatit dhe për të hequr masat e padrejta të BE-së ndaj qytetarëve tanë,” ka shkruar ajo.


Në mesazhin e saj, Presidentja ka falënderuar gjithashtu Hungarinë për përkushtimin e treguar gjatë mandatit të saj në krye të presidencës së Këshillit të BE-së.

Në fund të Presidencës së saj, Hungaria arriti të ndërmjetësojë në Këshillin Evropian një pajtueshmëri për hapjen e disa kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, dhe mbylljen e disa kapitujve në negociatat e Malit të Zi për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, Polonia mori kryesimin e radhës nga Hungaria, ndërsa pas gjashtë muajsh do t’ia dorëzojë këtë Danimarkës, e cila do të kryesojë me bllokun evropian në gjysmën e dytë të vitit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori