LAJMI I FUNDIT:

Polonia kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Polonia kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i diplomacisë polake, Jacek Czaputowicz tha se vendi i tij kundërshton me vendosmëri idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sikurse edhe pjesa më e madhe në Bashkimin Evropian konsideron se konfliktet e Ballkanit nuk mund të zgjidhet duke ndryshuar kufijtë.

“Qëndrimi i Polonisë për këtë çështje është  me vendosmëri negativ. Ne besojmë se kufijtë në Evropë janë të pandryshueshëm, sepse nuk është e mundur të zgjidhen konfliktet në Ballkan në këtë mënyrë. Qëndrim të ngjashëm kanë edhe shumica e ministrave të jashtëm në Bashkimin Evropian. Prandaj, sa i përket Polonisë një temë e tillë nuk është në agjendën politike”, citohet të ketë thënë Czaputowicz, në takimin e shefave të diplomacive të vendeve të Procesit të Berlinit në Varshavë.

Siç transmeton “Beta” duke cituar “TVN24”, ministri i Jashtëm i Polonisë ka nxitur ministrat e që kontestet dhe mospajtimet afatgjate mund të zgjidhen me marrëveshje, siç ishte rasti i marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e vendit.


Shefi i diplomacisë polake paralajmëroi se çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është edhe çështje etike është me interes të  vetë BE-së.

“Kjo është një lloj i sfidës morale, detyrim moral, për shkak se këto vende janë në Evropë dhe kanë të drejtë të presin që ato do të pranohen në BE”, tha Czaputowicz, përcjell Telegrafi.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko  Maas tha se do të dëshironte që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke respektuar interesat e tyre dhe interesat e partnerëve të tyre, të kërkojnë zgjidhje për probleme të vështira.

“Dora e BE-së u është ofruar këtyre vendeve dhe mendoj se është e drejtë që këtyre vendeve t’iu hapet perspektiva e anëtarësimit. Përndryshe, ato do të ktheheshin në sfera të tjera, gjë që nuk është në interes të BE-së”, tha Maas.

Mass vlerësoi se çështjet e hapura dhe pajtimi janë një nga temat e rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori