LAJMI I FUNDIT:

Politikat e reja të Elon Muskut në X ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse

Politikat e reja të Elon Muskut në X ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse

Politikat e reja të Elon Muskut në Twitter nuk arritën të trajtojnë propagandën ruse, ka zbuluar një studim i Komisionit Evropian.

Në raportin e tij, organi qeverisës i Bashkimit Evropian tha se pavarësisht angazhimeve për të ndërmarrë veprime kundër propagandës ruse nga kompanitë e mediave sociale, përhapja e dezinformatave në platforma të tilla lulëzoi. Dhe në X, dikur Twitter, dezinformatat ruse u rritën, raporton skynews.

Si mund ta ktheni logon e vjetër të Twitterit?
Lexo po ashtu Si mund ta ktheni logon e vjetër të Twitterit?

“Gjatë vitit 2022, audienca dhe shtrirja e llogarive të mediave sociale të lidhura me Kremlinin u rrit ndjeshëm në të gjithë Evropën. Analiza paraprake sugjeron se shtrirja dhe ndikimi i llogarive të mbështetura nga Kremlini është rritur më tej në gjysmën e parë të vitit 2023, i nxitur veçanërisht nga zbehja e standardeve të sigurisë së Twitter”, shkruan në raport.


Më 25 gusht, BE publikoi rregulla të reja digjitale për platformat më të mëdha të mediave sociale – Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA).

Twitter tani është X - çfarë po bën Elon Musk?
Lexo po ashtu Twitter tani është X - çfarë po bën Elon Musk?

DSA është krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt në internet dhe për të ndaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme dhe platformat që bien nën rregullat e reja përfshijnë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, LinkedIn, Snapchat dhe X.

Në raportin e tij, Komisioni Evropian doli në përfundimin se nëse DSA do të ishte funksionale para muajit të kaluar, kompanitë e mediave sociale, përfshirë X, do të kishin shkelur detyrat e tyre ligjore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori