LAJMI I FUNDIT:

Politikani e goditi mikpritësen në kokë

Politikani e goditi mikpritësen në kokë

Një debat i nxehtë shpërtheu në “Mirëmëngjes Britani” nëse është ndonjëherë e pranueshme të vendosni këmbët tuaja në një vend në transportin publik.

“Ke paguar një biletë, qoftë biletë aeroplani, treni apo kinemaje dhe nuk ka njeri në ulësen përballë, pse të mos jesh rehat”, pyesin ata.

Lynsey Crombie, e njohur si Mbretëresha e pastërtisë, këmbëngul se është josanitare, ndërsa komediani Dave Chauner beson se “ka gjëra më të këqija që kanë qenë në atë vend”.


Debati pasoi pasi një pasagjere e fluturimit Delta u filmua me këmbët lart në ulësen përballë saj.

View this post on Instagram

A post shared by Good Morning Britain (@gmb)

“Në shputa keni baktere, Escherichia coli, norovirus, njerëzit pështyjnë në rrugë, ka jashtëqitje qeni, urinë dhe pështymë. Mendoj se do të kthehesha dhe do të thoja: “Më falni, a mund t’i largoni këmbët?”, tha ajo.

Një incident ka ndodhur edhe gjatë një simulimi fluturimi në një aeroplan. Ish-politikani dhe prezantuesi Ed Balls, i cili ishte ulur pas prezantueses, ka goditur aksidentalisht me një këpucë në kokë Susanna Reid.

Ashtu siç po përpiqej të vendoste të dyja këmbët në pjesën e pasme të sediljes përballë.

Ai kërkoi menjëherë falje dhe drejtuesi përfundoi se “mendoj se kemi marrë një vendim, nuk është kurrë në rregull të ngrini këmbën në ndenjëse”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Interesante
Përballet me një 'vizitor' të pazakontë në fushën e golfit - pamjet e reagimit të burrit po bëjnë bujë në rrjete sociale

Përballet me një 'vizitor' të pazakontë në fushën e golfit - pamjet e reagimit të burrit po bëjnë bujë në rrjete sociale

Fun
Ky është parku më i vogël në botë

Ky është parku më i vogël në botë

Interesante
Kalo në kategori