Udhëheqësit të partive politike dhe institucioneve tjera në vend, me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë uruar gjithë qytetarët e besimit Islam në vend.
Mesazhi kryesor i tyre është që kjo festë të kalojë në paqe dhe harmoni familjare, duke shtuar se në këtë festë duhet të kujtohen edhe të varfrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Menduh Thaçi:
“Të nderuar besimtarë të fesë islame. Kurban Bajrami është festë e sakrificës, solidaritetit dhe respektit, e që janë vlera me të çmuara të shoqërisë sonë, andaj uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi”.
Bilall Kasami:
“Kjo festë e sakrificës duhet të na shërbejë të gjithëve që të afrohemi me njëri tjetrin si dhe të urojmë që gjithçka e keqe të largohet nga të gjithë, andaj uroj që Kurban Bajrami të jetë arsyeja e pajtimit të njerëzve me njëri tjetrin. Uroj që në familjet tuaja të ketë shëndet, begati, harmoni dhe lumturi. E gëzofshim edhe për shumë vite Kurban Bajramin!”
Talat Xhaferi:
“Festa e Kurban Bajramit, festë e cila e simbolizon solidaritetin dhe bashkëndjesinë individuale dhe kolektive ndaj më të afërmve, ndaj fqinjëve dhe ndaj njerëzve me më pak fat se ne. Kjo festë është festë e harmonisë së ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, mirëpo edhe ditë për shprehje falënderim për gjithë atë me të cilën jemi bekuar dhe që është pjesë e jetës sonë të përditshme. Uroj që kjo festë t’ju gjejë me shëndet të mirë, në mirëqenie në shtëpitë tuaja dhe ngrohtësi në rrethin familjar”.
Afrim Gashi:
“Në ditën kur miliona duar në malin e Arafatit janë ngritur drejt qiellit duke e lutur Perëndinë për paqe, mirëqenie dhe lumturi, si dhe duke qenë në prag të festës së madhe të Bajramit të Kurbanit, uroj nga thellësia e zemrës që të gjithë atyre atje Zoti t’ua pranojë lutjet dhe haxhin, ndërsa për neve, që e presim festën e madhe të Bajramit, uroj që këto ditë të jenë ditë të paqes sonë shpirtërore, të mbrujtjes me dashuri, të jenë ditë të vizitave, të buzëqeshjeve dhe përshëndetjeve. Festa e Kurban Bajramit na e kujton sakrificën më sublime në sipërfaqe të Tokës, që e bëri Babai i Monoteizmit – Ibrahimi, i cili në emër të vetëmohimit dhe paktit hyjnor ishte gati ta flijojë më të dashurin e tij në jetë – Ismailin. Në kohën kur e rikujtojmë këtë dhe na kaplon drithërima e sakrificës ibrahimiane, në vetvete na parashtrohet pyetja retorike e sakrificës sonë për gjëra që as afërsisht nuk janë të këtyre përmasave. Kjo festë është mësimi më i mirë se zjarri shuhet vetëm për ata që janë në gjendje që atë zjarr ta dashurisë ta fikin me ujin e sakrificës vetëmohuese! Qoftë Bajrami i Kurbanit lajtmotivi i jetës sonë dhe njëherazi freski e memories sonë kolektive për të gjithë ata që u bënë kurbanë, duke sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre për të mirën e brezave që erdhën pas”.
Ziadin Sela:
“Të nderuar qytetar të Besimit Islam! Ju uroj Festën e Kurban Bajramit, festë kjo që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, paqen dhe mirëqenien mes njerëzve. Me këtë rast, dëshiroj që kjo festë të kalojë në atmosferë festive dhe dashurie në familjet e Juaja. Gëzuar! Ziadin Sela”.
Zoran Zaev:
“Të gjithë pjesëtarëve të besimit Islam, uroj që Kurban Bajrami t’ju sjell paqe, berqet dhe qetësi. Kjo festë e madhe na kujton se mirësia duhet të jetë pjesë e jona. Na kujton se pas neve në jetë duhet të lëmë gjurmë të thella të mirësisë, ndaj gjithë shoqërisë dhe gjithë atyre që ju duhet ndihma jonë. Ditët e Kurban Bajramit janë ditë që duhet të na kujtojnë vlerat që festa i ka, siç janë ndihma dhe solidariteti me shokët, fqinjët dhe gjithë që janë afër nesh”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar