Udhëheqësit politik në Maqedoni përmes telegrameve kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Adem Demaçit, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.
Politikanët shqiptar nga Maqedonia në përgjithësi lavdërojnë figurën dhe veprat e Adem Demaçit, duke thënë se kujtimi për të do të mbetet gjithmonë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ali Ahmeti:
“Frymëzimi jonë, simboli i rezistencës kombëtare, themeli i pavarësisë, shëmbëlltyra e përpjekjeve të gjeneratave të tëra për liri na la në moshën 82 vjeçare. Vepra yte Bac, shembullore. Kontributi yt, i përjetshëm. Kujtimi për ty, i pashuar. Rrudhat e tua, hartë e mundit shekullor të kombit. Dheu i Kosovës yte që e mbaje mbi shpatulla me dekada të tëra, nga nesër do ta kesh mbi gjoksin tënd krenar. Ngushëllime familjes, miqve dhe çdo shqiptari për këtë vigan. Lavdi për jetë të jetëve”, ka shkruar Ahmeti.
Afrim Gashi:
Historia jonë, njerëzore dhe kombëtare, nuk do të ishte kjo që jemi pa Ademët. Sot, kur nga ne dhe nga kjo botë është ndarë Ademi i Vetëmohimit, Ademi që luftoi kundër gjarpërinjve të gjakut, vetë metafora e Lirisë, Baca Adem Demaçi, nuk mund të ketë shqiptar në sipërfaqen e Tokës, që nuk ndjen sa e varfër është bërë bota shqiptare pa ty. Bac, ti – përmes jetës tënde – na mësove se sakrifica për liri është më e lavdishme se secila vepër tjetër në robëri. Pafundësisht falënderues Zotit që të patëm! Të qoftë i lehtë dheu! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Bac!”, ka shkruar Gashi.
Ziadin Sela:
Sot, u shua baca Adem. U shua një nga figurat më të ndritura kombëtare. U shua simboli i rezistencës kombëtare. U shua veprimtari që kurrë nuk u dorëzua, ngeli i pamposhtur edhe atëherë kur vuajti 3 dekada nëpër burgjet e Jugosllavisë. Baca Adem do ngelet i pavdekshëm në zemrat tona. Veprat e tij, patriotike dhe intelektuale do ngelin frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne, model i nderimit të kombit dhe shërbimit të atdheut. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve, sepse baca Adem ishte i të gjithëve! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e deshi! Me përulje!”, ka shkruar Ziadin Sela.
Menduh Thaçi:
“Prehu në paqe Baca Adem! Jeta dhe veprimtaria jote sakrifikuese, duhet të jenë shembull për mbarë kombin se si duhet atdheu. Qoftë i përjetshëm kujtjimi për ty !”, ka shkruar Thaçi.
Bilall Kasami:
“Me dëshpërim të thellë kuptova lajmin për ndarjen nga jeta e kësaj bote të Adem Demaçit ose siç e quanim; Baci Adem. Një veprimtar i shquar, një patriot i madh, një njeri që u malltretua dhe burgos nga ish pushteti jugosllav për arsye se ‘Baci’ asnjëherë nuk nguronte të thotë atë çfarë mendonte për Kosovën dhe shqiptarët. Ishte një kontribues i pa shoq i veprimtarisë kombëtare. Veprat e tij kanë lënë gjurmë të pa shlyera në historinë tonë. Baci Adem do të kujtohet gjithmonë si një promotor i idealit kombëtar. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij, ndjehuni krenar që e kishit Bacin, sepse sot krenar me Bacin po ndjehën gjithë shqiptarët. Prehu në paqë Baci Adem”, ka shkruar Kasami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit