Politikat fiskale që përbëhen nga një tërësi instrumentesh, taksat, tatimet dhe akcizat, që me anë të saj çdo qeverisje tenton të ndikojë në treguesit makroekonomikë të një shteti, që nga përfundimi i pasluftës në Kosovë, ka qenë “arma” me të cilën partitë politike kanë zhvilluar fushatën e tyre elektorale.
Për këtë çështje përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike kanë thënë për gazetën “Epoka e Re” se qeveritë në vendin tonë kanë hartuar në çdo mandat të tyre politikë fiskale të pastudiuar mirë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se çdo qeveri që tenton të vijë në pushtet, synim të parë ka ndryshimin në politikën fiskale. “Politikat fiskale të cilat janë të rënduara në ekonominë e vendit, duke e ngarkuar prodhuesin vendor dhe biznesin, vazhdimisht kanë nevojë të reformohen. Çdo qeveri që vjen tenton të bëjë një ndryshim, por ndryshimet nuk janë shpesh të lehta. Ato janë të dhimbshme, pasi në afat të shkurtër po mendohet se dëmtojnë buxhetin e shtetit, por në afat të gjatë e rrisin dhe fuqizojnë sektorin privat. Prandaj, politikat fiskale në Kosovë s’mund të thuhet se janë të qëndrueshme për shkak se ato duhet të ndryshojnë në momentin kur kompletohen dhe harmonizohen me nevojat e tregut të Kosovës”, ka thënë Shahini.
Ai ka thënë se për shkak të politikave të rënduara në ekonominë e vendit ka pasur shmangie të investimeve dhe rënie të eksportit. “Shifrat tregojnë se kemi mbi një miliard investime më pak dhe mbi 7 për qind eksport më pak, po ashtu kemi mbi 2 300 biznese të mbyllura. Motivet e bizneseve dhe qytetarëve për të investuar në Kosovë gjithnjë janë duke u zvogëluar. Politika fiskale dhe reforma e saj është një aset që qeveritë e Kosovës mund ta ndryshojnë, pastaj mund të lavdërohen. Pakoja ‘fiskale 2’ gjatë gjithë vitit të kaluar u proklamua se do të ndodhë dhe nuk ndodhi, ndërsa tani dalin disa politikanë me premtime të mëdha dhe të paqëndrueshme që, për mendimin tim, nuk janë të besueshme”, ka thënë Shahini.
Valdrin Dervishaj nga Forumi për Politika Zhvillimore (FPZh) ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se edhe pse qeveria në ikje ka tentuar të bëjë reforma fiskale, ato s’kanë qenë të mjaftueshme.
“Edhe pse ndërmarrjet kanë insistuar që viti 2017 të ofrojë një paketë ndryshimesh, të cilat do ta bënin më të lehtë klimën e të bërit biznes në Kosovë, paketa e ndryshimeve fiskale e Qeverisë në ikje ka paraparë ndryshime të konsiderueshme e të cilat janë parë si të dobishme për bizneset. Megjithatë, ndryshimet nuk kanë qenë rrënjësore, në një kohë që shihet si shumë e nevojshme ndërhyrja e qeverisë me ndryshime edhe më të mëdha në favor të klimës së të bërit biznes në Kosovë. Megjithëkëtë, Kosova duhet të studiojë dhe planifikojë shumë mirë efektet e secilit nga ndryshimet që mund të parashihen”, ka deklaruar ai.
Kurse drejtoresha ekzekutive në kompaninë “Frutti”, Rina Malsori, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se vetë fakti që jemi të varur nga importi tregon se sa të favorshme kanë qenë politikat fiskale që çdo qeverisje ka tentuar t’i ndryshojë. “Fushatat zgjedhore pothuajse janë gjithmonë të njëjta, me premtimet e ndryshimeve të pakove fiskale. Për aq kohë sa importi nga vendet e tjera nuk do të ndalet dhe t’u vihen kuota për sasitë që ata importojnë, veprimtaria e prodhimeve vendore do të jetë shumë e rënduar në këtë treg jolojal. Politikat fiskale, si taksimi dhe doganimi i lëndës së parë dhe ambalazhit në importimin nga vendet e huaja, si taksimi dhe akciza, gjithashtu është një faktor rëndues për prodhimin vendor”, ka thënë Malsori.
Ajo ka shtuar se kompania të cilën e udhëheq është e rënduar nga akciza. “Akciza është shumë e lartë për veprimtarinë ku ‘Frutti’ vepron në produktet familjare. Kjo akcizë është absurde dhe është mjaft vështirë të qëndrosh në këto kushte”, është shprehur ajo, duke shtuar se problem tjetër madhor është dhe vendosja e akcizës retroaktive.
Drejtoresha ekzekutive në kompaninë “Frutti”, Rina Malsori, ka thënë se shteti duhet t’i përkrahë prodhuesit vendorë, njëlloj sikurse që ndodh në vendet e rajonit. Sipas saj, nëse prodhuesit vendorë nuk do ta kenë përkrahjen e shtetit do të bankrotojnë. “Shpresoj se kushdo që do të vijë në krye të Qeverisë së ardhshme do ta ketë parasysh se prodhimi vendor ka probleme shumë të mëdha. Nëse nuk vazhdojnë të marrin masa, do të shkojmë drejt kushteve më të rënda për të qëndruar në këtë treg jolojal”, ka thënë Malsori. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri