Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen në seancë plenare. Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në ora 10:00.

Në rend ditës janë 13 pika.


Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës e më pas pyetje parlamentare. Ndërsa do të vazhdohet me shqyrtimin e disa projektligjeve. Ndërkohë që pika e 13-të është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Rendi i ditës1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4. Debat parlamentar për politikën e jashtme, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, 9. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike, 10. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020, 11. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, 12. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, 13. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/