Policia tregon se çfarë gjeti në vendin ku ndodhi grabitja e armatosur në Mitrovicë, ku i vdekur mbeti një 58 vjeçar

Mbrëmë rreth orës 22:24, të datës 28 dhjetor 2021, policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë.
Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
“Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave nga ana e dy të dyshuarve i plagosur në dyqanin e tij kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, të cilin me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë, nga autoritetet spitalore është raportuar se i plagosuri, viktima A. M., 58 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe dy gëzhoja, ndërsa për një kohë të shkurtër janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar një armë pistoletë, dorëza, një thikë dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me veprën penale.
“Mbi bazën e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, dyshimet janë ngritur se dy të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në dyqanin e viktimës ku gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri prej të dyshuarve ka shtënë dhe ka plagosur viktimën me pasojë vdekjeprurëse.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve M. H.,30 vjeçar dhe G. R., 19 vjeçar, u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Në bazë të ekzaminimit të provave materiale, dy të arrestuarit dyshohen se kanë kryer edhe grabitjen e raportuar më 27 dhjetor 2021, ku cak i grabitjes ishte një barnatore.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre që të identifikohet drejtimi i ikjes së të dyshuarve dhe kjo ka rezultuar me arrestimin e shpejtë të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës