LAJMI I FUNDIT:

Policia: Tre shpërthimet me bomba në Austin janë të lidhura me njëra-tjetrën

Policia: Tre shpërthimet me bomba në Austin janë të lidhura me njëra-tjetrën

Policia thotë se tre shpërthime të fuqishme të tre pakove që u aktivizuan në shtëpi të ndryshme në Austin të Teksasit këtë muaj, janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Shefi i Policisë së Qytetit, Brian Manley e bëri këtë pohim të hënën në një konferencë për shtyp.

Më herët të hënën, një nga pakot me bombë shkaktoi vdekjen e një adoleshenti dhe plagosi një grua. Nga një sulm i ngjashëm gjeti vdekjen një burrë në një pjesë tjetër të qytetit këtë muaj, siç thanë autoritetet.


Pak pasi shefi i policisë Manley njoftoi për dyshimet se shpërthimi i së hënës në mëngjes mund të kishte lidhje me atë të dy marsit ku gjeti vdekjen një 39 vjeçar, autoritetet nxituan në vendndodhjet e shpërthimit të tretë, ku u plagos rëndë një grua tjetër.

Autoritetet i bënë thirrje publikut që të lajmërojë policinë nëse marrin pako që nuk i presin.

Shpërthimet e fundit ndodhin ndërsa në qytet mbahet festivali i muzikës, filmit dhe teknologjisë “South by Southwest” që sjell çdo vit rreth 400 mijë vizitorë në Austin. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori