Të hënën, ministria e Brendëshme spanjolle ka publikuar informacionin në lidhje me arrestimin e shumë të kërkuarit Lulzim Berisha, i cili, pak ditë më parë u arrestua në Spanjë.
Sipas ministrisë së Brendëshme spanjolle, agjentët e Policisë Kombëtare, në kuadër të rrjetit ENFAST- Rrjeti Evropian i Ekipeve të Kërkimit të të Arratisurve-, kanë arrestuar një person nga më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare. Sipas njoftimit, Lulzim Berisha, tashmë i arrestuar, ishte drejtuesi i një organizate kriminale të cilës i atribuohen dhjetëra vrasje që nga viti 1998.
“I arratisuri (Lulzim Berisha) kërkohej edhe për vrasjen e dy personave, të cilët u qëlluan për vdekje në një qytet të Shqipërisë në vitin 2005”, thuhet në njoftim.
I arratisuri, sipas policisë spanjolle, e filloi aktivitetin e tij në një organizatë kriminale, të cilën e drejtonte që në fillim të viteve ’90. Organizata kriminale mori emrin e tij dhe zhvillonte aktivitetin në një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit shqiptar, Durrësi, dhe ishte simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur në qytet, duke u pozicionuar edhe si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend.
“I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, duke rezultuar se ajo ishte një larje hesapesh mes klaneve rivale, ngjarje që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendëshme spanjolle, njofton RTSH.
Nga 16 anëtarë të organizatës, 4 janë dënuar me burgim të përjetshëm
Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 4 nga 16 anëtarët e organizatës kriminale të Lulzim Berishës me burgim të përjetshëm. Ndërsa të tjerët me 267 vjet burg. Ata akuzoheshin për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.
“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi.”, thuhet në njoftim.
Kërkimi për Berishën u përqëndrua në bregdetin Levantin
Pas hetimeve të para, kërkimi i policisë u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë bënë kërkime për javë të tëra. Menjëherë pas këtyre kërkimeve, në një apartament në San Juan de Alicante u arrit të gjehej se ku mund të fshihej i arratisuri (Lulzim Berisha).
“Në muajin dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime në afërsi të qendrës së vendbanimit, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej ta zhvendoste të arratisurin. Në këtë situatë agjentët shfrytëzuan rastin dhe arrestuan të arratisurin”, thuhet në mbyllje të deklaratës së ministrisë së Brendëshme spanjolle. La-Policia-Nacional
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja