LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen mijëra euro të falsifikuara në Ferizaj dhe Han të Elezit – arrestohen dy persona

Sekuestrohen mijëra euro të falsifikuara në Ferizaj dhe Han të Elezit – arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të sigurojë prova materiale se të dyshuarit me iniciale (A.L. dhe V.F.) janë duke sjell para të malit të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë së veriut në Republikën e Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro.

Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara.


Në vazhdën e këtij operacioni, bazuar në Urdhrin verbal të Prokurorit të rastit, është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit.

Gjatë realizimit të planit operativ të potencuar janë konfiskuar përkohësisht:

Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara,

Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,

Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),

Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),

Një Telefon mobil SAMSUNG,

Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),

Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit A. . dhe V.F. kanë kryer vepër penale “Falsifikim i parasë’’ sipas kodit penal të RKS-së.

Në këtë mënyrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka shkëputur një linjë të furnizimit me para të falsifikuara dhe i ka pamundësuar që në të ardhmen personat e dyshuar në fjalë, të mos mund të sjellin para të falsifikuara në Republikën e Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent të PTH-Ferizaj dhe pas përfundimit të planit operativ, të dyshuarit (A.L. dhe V.F.) në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe ndaj personave të përfshirë do të ketë zero tolerancë.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori