Drejtoria Rajonale e Policisë - Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia, sot rreth orës 09:30, në rrugë “B” në Prishtinë, është ndaluar vetura Golf -VII- , ngjyrë e zezë me targa të Kosovës. Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që në brezin e të dyshuarit të gjej dhe të sekuestroj:


•Një revole të tipit BERETTA, kalibër 9mm, si dhe,

•Tre copë fishek, kalibër 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari; L. M, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

“Ndërkohë që vazhdon angazhimi policor, sot rreth orës 09:30 policia ka sekuestruar edhe një revole të tipit GECO mod225, kalibër 9mm. Arma është sekuestruar në fshatin Llukar të Prishtinës në afërsi të oborrit të shkollës”, thuhet në njoftim.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit. /Telegrafi/

140522612 499483331019128 4194102248978772054 n

140558215 3644970118957586 6449305706816589824 n

140742803 251877013210183 5307825660917962711 n

140819813 208262140754104 6384476014798233774 n