Drejtoria e anti-terrorit në Policinë e Shtetit, ka referuar materialet në Prokurori për imamin Armand Ali, pasi ky i fundit një ditë pas festës së pavarësisë së Shqipërisë botoi një shkrim në rrjetin social Facebook, ku kërkonte të mos festohej kjo datë pasi ishte kundër rregullave të islamit.
“Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social me titull ‘Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pavarësisë, është haram!’”, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille. Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille. Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje.
Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin.
Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam. Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje. Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille. A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?
Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre. Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët.
Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.” Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai. Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante.
Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre. Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij. Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.
Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit. E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtësi”, ka qenë postimi i imamit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj