LAJMI I FUNDIT:

Policia për 69-vjeçarin që vdiq pasi ra në lumë: Mjeku s’ka vërejtur ndonjë plagë, përveç gërvishtjeve të vogla

Policia për 69-vjeçarin që vdiq pasi ra në lumë: Mjeku s’ka vërejtur ndonjë plagë, përveç gërvishtjeve të vogla

Një 69-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur pasditen e së martës, pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava, në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

Sipas policisë, viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi, ndërkaq mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti nuk ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla.

“PKK Dheu i Bardhë 05.03.2024 – 15:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi. Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji”, thuhet në raportin policor.


Dyshohet se ra aksidentalisht në lumë në afërsi të pikës kufitare, Aktivistët e Peshkimit tregojnë momentin kur u gjet trupi i pajetë
Lexo po ashtu Dyshohet se ra aksidentalisht në lumë në afërsi të pikës kufitare, Aktivistët e Peshkimit tregojnë momentin kur u gjet trupi i pajetë

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është në hetime.

Ndryshe i ndjeri, bashkë me djalin dhe vajzën, ishte duke udhëtuar me makinë drejt pikës kufitare,  por ai është afruar drejt lumit ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ‘Dheu i bardhë’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë”, ka deklaruar Hashani.

Në rrjetet sociale, saktësisht Aktivistë të Peshkimit kanë publikuar në Facebook momentin kur është gjetur trupi i pajetë i 69-vjeçarit.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar për Telegrafin se videoja e publikuar është ajo e momentit kur është gjetur trupi i pajetë i 69-vjeçarit nga Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori