LAJMI I FUNDIT:

Policia parandalon një tentim vrasje në Shkodër

Policia parandalon një tentim vrasje në Shkodër

Policia e Shkodrës mbrëmë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Sipas policisë, mbërritja në kohë e shërbimeve bëri të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, ndërkohë që 20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes.

“Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej. Në vijim të veprime, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit”, thuhet në njoftim.


Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori