LAJMI I FUNDIT:

Policia, operacion masiv antikanabis në Dukagjin (Video)

Policia, operacion masiv antikanabis në Dukagjin (Video)

Policia e Shtetit në Shqipëri ka ndërmarrë një operacioni për rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit,  si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni në shkallë të gjerë ka nisur ditën e premte nga ajri, toka dhe deti. Në të janë përfshirë forcat RENEA, FNSH, policitë vendore të rretheve, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.


Si rezultat i këtij operacioni, forcat RENEA asgjësuan në një terren të konsideruar me rrezikshmëri të lartë në zonën e Dukagjinit rreth 900 bimë kanabis sativa.

Bimët ishin mbjellë në Luginën e Qershisë në Shosh të Dukagjinit dhe u evidentuan gjatë patrulimit nga ajri i Policisë së Shkodrës.

Siç njofton policia, terreni ka qenë tejet i vështirë dhe me një rrezikshmëri të lartë për forcat RENEA, që pas asgjësimit të drogës janë tërhequr me helikopter, transmeton tch.

Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka.

Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë, veçanërisht të RENEA-s, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.

Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.

Policia thotë se operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=YFfM1aiB3Ao

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori