LAJMI I FUNDIT:

Policia njofton për tri vjedhje të rënda, hajnat morën edhe bakër nga stacioni i RTK-së

Policia njofton për tri vjedhje të rënda, hajnat morën edhe bakër nga stacioni i RTK-së
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten ka njoftuar për tri vjedhje, që kanë ndodhur në qytete të ndryshme.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur te stacioni i radios (RTK-së), kanë vjedhur pjesë metalike (bakër) rreth 500 metra kabull eklektike të antenës.

“Fsh. Bakshi, Obiliq 27.02.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur të stacioni i radios (RTK-së), kanë vjedhur pjesë metalike (bakër) rreth 500 metra kabull eklektike të antenës dhe janë dëmtuar trafot elektrike. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.


Rasti tjetër raportohet se ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një shumë të parave nga banesa e ankuesit.

“Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 28.02.2024 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur një shumë të madhe të parave.  Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.

Ndërsa në Kamenicë, hajnat kanë vjedhur te liqeni një sajle (litar me fije çeliku) me gjatë rreth 300 metra.

“Fsh. Ruboc, Kamenicë 28.02.2024 – NN.  Ankuesja femër kosovare, drejtoresh për zhvillim, ekonomi dhe diasporë KK Kamenicë, ka raportuar se persona të panjohur te liqeni, kanë vjedhur një sajle (litar me fije çeliku) me gjatësi rreth 300 metra dhe kanë dëmtuar disa pajisje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet më tej në raport.

Të trija rastet janë cilësuar si vjedhje të rënda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori