LAJMI I FUNDIT:

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur disa raste të dhunës në familje.

Policia njofton se nga dhuna në familje kanë pësuar gratë, ku edhe kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, personat që kanë ushtruar dhunë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.


Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të policisë:

Prishtinë 28.01.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Obiliq 28.01.2024 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, lidhur me rastin viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan 28.01.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 28.01.2024 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori