LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane në kërkim të kosovarit, publikon foton dhe emrin e tij – gjatë një gare u përplasë me veturën e një gruaje, e cila më vonë ndërroi jetë (Foto)

Policia gjermane në kërkim të kosovarit, publikon foton dhe emrin e tij – gjatë një gare u përplasë me veturën e një gruaje, e cila më vonë ndërroi jetë (Foto)

Pas një aksidenti me fatalitet të një gruaje, cila ishte krejtësisht e papërfshirë në një garë ilegale të makinave në Niederrhein, policia gjermane është vënë në kërkim të një personi.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Kushtrim Hoti, i cili po kërkohet si një nga shkaktarët e aksidentit.

Kjo pasi që, siç thuhet tutje, “I dyshuari nuk mund të gjendet në adresën e tij”.


Policia gjermane supozon se ai pas aksidentit mund të jetë në arrati.

Vendndodhja e aksidentit në Moers të hënën të Pashkëve: 43-vjeçarja vdiq tre ditë më vonë.

“Hoti është një qytetar kosovar me lidhje të tanishme me Kosovën, kështu që është gjithashtu e mundur që Kushtrim Hoti të jetë larguar nga Republika Federale ose do të largohet ndërkohë”, citohet të ketë thënë policia.

Policia po kërkon tani informatorët që mund të tregojnë se ku është personi i kërkuar.

21-vjeçari Kushtrim Hoti thuhet se është një nga shkaktarët e vdekjes së një gruaje

Po sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të hënën e Pashkëve në Moers, Gjermani.

Dy garuesit thuhet se kanë qenë duke zhvilluar një garë të paligjshme të makinave të tyre të fuqishme të Hënën e Pashkëve në një rrugë me dy korsi.

Një nga ata dy thuhet se është përpjekur të “dëshmojë”, duke tejkaluar tjetrin, pas së cilës është përplasur me një veturë tjetër të vogël që i përkiste një 43-vjeçareje, e cila më vonë kishte ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori